“The New York Times” raportoi sot se sulmi i muajit të kaluar me dron në bazën ushtarake amerikane në al-Tanf në Siri ishte një hakmarrje iraniane ndaj sulmeve izraelite.
Sipas raportit, Shtetet e Bashkuara evakuuan bazën në Siri pasi morën informacione nga Izraeli për operacionin iranian për të kryer sulmin mbi bazën amerikane.
Tetë zyrtarë amerikanë dhe izraelitë që folën për New York Times thanë se kjo ishte hera e parë që Irani kishte lëshuar një urdhër të drejtpërdrejtë për të kryer një ofensivë ushtarake kundër Shteteve të Bashkuara në përgjigje të sulmeve izraelite në Siri, përcjellë FMimages.net.
Sulmi ndodhi më 20 tetor. Pesë dronë vetëvrasës u nisën në të njëjtën bazë, në atë që Komanda Qendrore e SHBA e quajti një “sulm të planifikuar dhe të qëllimshëm”.
Në bazën amerikane në al-Tanf, rreth 200 trupa amerikane janë vendosur rregullisht për të trajnuar militantët sirianë për të luftuar ISIS.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…