Nga e shtuna, në fundjavat gjatë sezonin veror, kalimi i kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë do të bëhet pa kontrolle dhe pa regjistrime.
Ky lehtësim i lëvizjes nga të dy anët e kufirit vjen pas marrëveshjes që u arrit në mbledhjen e dy qeverive.
Lëvizja pa pengesa në pikat e kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë ka shtuar fluksin e mjeteve dhe të kosovarëve drejt bregdetit shqiptar.
Në Morinë, fluksi i madh ka qënë që në orët e hershme të mëngjesit….
Në sportelet e doganës, Policia kufitare në Morinë nuk ka kërkuar dokumentet dhe nuk i ka regjistruar qytetarët e Kosovës.
“Në asnjë moment nuk na kontrolluam dokumentat. Kaluam pa problem.”, u shprehën qytetarët.
Marrëveshja mes dy shteteve ka mundësuar që deri më 30 shtator për çdo fundjavë dhe festë zyrtare, qytetarët të mos regjistrohen nga Policia e Kosovës dhe Shqipërisë.
Ndërkohë, edhe pse në kufi rradhet jane zhdukur, ato duket se janë spostuar tek vendpagesa e autostradës në Kalimash.
Edhe pse ishin marrë masa për shtimin edhe të dy sporteleve, trafiku ishte i lartë.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…