Rusia po fajëson Ukrainën për një sulm me dron që shkaktoi zjarr masiv në një depo naftë në Sochi. Fluturimet në aeroportin e qytetit në detin e zi janë pezulluar. Sipas autoriteteve lokale, mbetjet e dronit kishin goditur një cisternë karburanti dhe 127 zjarrfikës u angazhuan për të shuar flakët.
Sipas ministrisë së mbrojtjes në rusi, sistemet e mbrojtjes ajrore kishin interceptuar 93 dronë ukrainas gjatë natës, 60 prej të cilëve në rajonin e Detit të Zi.
Ndërkohë një raketë rusë shkatërroi banesa dhe infrastrukturë civile në qytetin jugor tëMikolaivit në Ukrainë.
Të paktën 7 civilë u raportuan të plagosur në qytetin që është vënë shpesh në shënjestër të bombardimeve nga forcat ruse. Sipas forcës ajrore të Ukrainës, Rusia kishte lëshuar 83 dronë dhe 7 raketa gjatë natës, 61 prej të cilave ishin shkatërruar.
Në deklaratë shtohet se 16 dronë dhe 6 raketa I kishin goditur objektivët e tyre në 8 lokacione. Sulmet e reja vijnë pas një javë të përgjakur për civilët në Ukrainë, me të paktën 31 viktima të shënuar në Kiev gjatë së enjtes.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…