Gazeta prestigjioze britanike, “The Guardian” ka shkruar për këngëtaren me famë botërore Dua Lipa dhe festivalin “Sunny Hill” që po mbahet në Prishtinë.
Në një artikull të shtunën “The Guardian” ka shkruar se Lipa ka shprehur mirënjohjen e saj pasi iu dha shtetësia e Kosovës.
“Lipa, 29 vjeçe, e cila lindi në Londër nga prindër kosovarë-shqiptarë, Anesa dhe Dukagjin Lipa, u transferua në Prishtinë me familjen kur ishte 11 vjeç, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Ajo u kthye në Londër kur ishte 15 vjeç”, thuhet në artikull.
Në një postim në Instagram, Lipa tha: ”Jam kaq falënderuese që mora qytetarinë e Kosovës nga presidentja jonë Vjosa Osmani”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka postuar një fotografi me certifikatën e shtetësisë së Dua Lipas me mbishkrimin: “Mirësevjen në shtëpi, Dua”.
Osmani vazhdoi: “Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me arritjet e saj dhe duke u bërë një frymëzim për miliona njerëz nëpër botë. Mirënjohja jonë është e pafund për gjithçka që Dua ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën, për të rinjtë tanë, për artin dhe për imazhin ndërkombëtar të vendit tonë. Dua, Kosova është gjithmonë krenare për ty”.
Në ceremoni, Lipa u mirëprit nga një grup fëmijësh të veshur me të bardha, të cilët kënduan hitin e saj të vitit 2020, “Levitating”.
Ky moment ka ardhur pas performancës së Lipes në Festivalin Sunny Hill, të cilin ajo e krijoi në vitin 2018 në Kosovë. Ajo u shfaq në skenë të premten, ku këndoi këngën “Era” me babanë e saj, Dukagjin Lipën, në gjuhën shqipe.
Në nëntor të vitit 2022, këngëtarja mori gjithashtu qytetarinë e Shqipërisë nga presidenti Bajram Begaj.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…