KRYESORE

Dua Lipa merr vëmendjen e botës me praninë në Kosovë

Mediat botërore si BBC, The Guardian, Daily Mail, kanë shkruar për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe festivalin “Sunny Hill” që po mbahet në Prishtinë.

Në një artikull të shtunën, gazeta prestigjioze britanike, “The Guardian” ka shkruar se Lipa ka shprehur mirënjohjen e saj pasi iu dha shtetësia e Kosovës.

“Lipa, 29 vjeçe, e cila lindi në Londër nga prindër kosovarë-shqiptarë, Anesa dhe Dukagjin Lipa, u transferua në Prishtinë me familjen kur ishte 11 vjeç, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Ajo u kthye në Londër kur ishte 15 vjeç”, thuhet në artikull.

Në një postim në Instagram, Lipa tha: ”Jam kaq falënderuese që mora shtetësinë e Kosovës nga presidentja jonë Vjosa Osmani”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka postuar një fotografi me certifikatën  e shtetësisë së Dua Lipas me mbishkrimin: “Mirësevjen në shtëpi, Dua”.

Osmani vazhdoi: “Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me arritjet e saj dhe duke u bërë një frymëzim për miliona njerëz nëpër botë. Mirënjohja jonë është e pafund për gjithçka që Dua ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën, për të rinjtë tanë, për artin dhe për imazhin ndërkombëtar të vendit tonë. Dua, Kosova është gjithmonë krenare për ty”.

Në ceremoni, Lipa u mirëprit nga një grup fëmijësh të veshur me të bardha, të cilët kënduan hitin e saj të vitit 2020, “Levitating”.

Ky moment ka ardhur pas performancës së Lipes në Festivalin Sunny Hill, të cilin ajo e krijoi në vitin 2018 në Kosovë. Ajo u shfaq në skenë të premten, ku këndoi këngën “Era” me babanë e saj, Dukagjin Lipën, në gjuhën shqipe.

Në nëntor të vitit 2022, këngëtarja mori gjithashtu shtetësinë e Shqipërisë nga presidenti Bajram Begaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

12 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago