Tyson Fury sonte do t’i matë forcat në ring me Oleksandr Usyk, në mënyrë që sërish të bëhet kampion i peshave të rënda në boks.
36-vjeçari britanik ka kërkuar revanshin pasi u mund nga luftëtari ukrainas në maj, ku ky i fundit fitoi tituj e botës, WBA, WBO e IBF, në boksin profesional.
Grushtimi mes dy “fighterave” të shkathtë do të nis nga ora 23:30, në Riad të Arabisë Saudite, shkruan The Mirror, përcjell Klankosova.tv.
Fury pas humbjes të cilën nuk e pranonte, pati deklaruar se do të “nokautonte” Usykun.