POLITIKE

G7 bie dakord t’i jap Ukrainës 50 miliardë dollarë duke përdorur asetet e ngrira ruse

Udhëheqësit e shtatëve vendeve më të industrializuara në botë të njohur si G7, kanë rënë dakord t’i japin Ukrainës 50 miliardë dollarë nëpërmjet përdorimit të aseteve të ngrira ruse deri në fund të vitit, njoftoi presidenca franceze.

“Ne kemi një marrëveshje”, tha një zyrtar i presidencës, përpara samitit të G7 në Itali, i cili do të mbahet nesër (e enjte) që do të fokusohet në mbështetjen e luftës së Kievit kundër pushtimit rus.

Udhëheqësit e G7 synuan të bien dakord për një marrëveshje për përdorimin e fitimeve nga interesi në 325 miliardë dollarë të aktiveve të ngrira të bankës qendrore ruse për të ndihmuar Kievin, duke përdorur fitimet si kolateral për një kredi deri në 50 miliardë dollarë, shkruan lemonde.

Presidenti amerikan, Joe Biden do të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky të enjten gjatë samitit të G7 në Pulia të Italisë.

“Fillimisht kjo ishte një nismë amerikane”, tha zyrtari i presidencës franceze, duke shtuar se teorikisht kredia për Ukrainën do të shlyhej me “të ardhurat nga asetet e ngrira ruse”.

Ndryshe, kujtojmë se G7 e përbëjnë Shtetet e Bashkuara, Kanada, Gjermania, Franca, Italia, Britania e Madhe dhe Japonia.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago