‘Gangsteri’ Kozaku shfrytëzon rrëmbimin për klikime! Reagon vëllai i Fabio Dushkut nga arratia: S’kemi qenë 20 veta, t’i je i pabesë! Boll i gënjeve kalamajtë

Rrëmbimin e tij Kozak Braçi një personazh i njohur nga adoleshentët për shkak të videove ku bën rolin e “gangsterit”, duket se po e shfrytëzon për të rritur më shumë klikimet.

https://www.youtube.com/watch?v=Zo71g9rLWKw&ab_channel=BigSHOW

Pas rrëmbimit nuk kanë munguar videot e tij në rrjete sociale, duke përfshirë në të edhe personazhë të tjerë të njohur, siç është edhe reperi Stresi. Ndonëse në video e pamë duke iu “nënshtruar” 4 të rinjve që e kishin marrë peng, Kozaku pas lirimit, vijon të “luajë rolin” e mëparshëm si gangster duke thënë se ishin shumë persona se ndryshe s’do e kishin marrë dot. Nga ana e tij s’kanë munguar as sfidat për kundërshtarët.

Policia e ka shpallur në kërkim, por kjo nuk e pengon Daniel Dushkun të dalë live në “Instagram”. Danieli vëllai i Fabio Dushkut, nga arratia, i është përgjigjur Kozakut duke thënë se nuk e kanë rrëmbyer 20 vetë, por 4 ishin në makinë dhe pasi e kanë qëlluar me disa shpulla thotë ai, e kanë liruar. Duke e quajtur Kozakun të pabesë, Danieli i thotë se di ku ta gjejë për takim. Në fund i bën thirrje që të mos i gënjejë “kalamajtë” me videot që bën.

“Kam pa ca lajme që thonë se kemi ardhur 20 veta e makina, sështë e vërtetë, kemi ardhur 4 veta e kemi futur në makinë i kemi futur ca shpulla për arsye se na ka sharë nga familja, çdokush mund ta bëjë një gjë të tillë. Kur ishim në makinë të po qaje dhe më the vetëm më lini të iki se do i kërkoj falje fabios po ti spakse fe e as besë. Sa për takim di ku të flasim e ku të më marrësh në telefon. Dhe boll o gënjeve njerëzit mataj e djathtas bolli gënjeve kalamajtë”, thotë ai.
Rasti pengmarrjes së të riut, i cili u dhunua dhe ofendua brenda një makine, ndërsa video u dha live në rrjetet sociale, ka nxjerrë në pah degradimin e një “kategorie” të rinisë që nuk ka aspak frikë të kryejë edhe vepra penale t’i ekspozojnë me krenari ato, duke dhënë një shembull shumë të keq për moshatarët. Ishin ofendimet përmes videove në rrjete sociale që çuan deri në rrëmbimin e të riut.