LAJME

Për çka akuzohet kosovari Liridon Rexhepi të cilin e arrestoi Turqia dje, çka tha familja e tij e çka Ministria e Drejtësisë

Turqia njoftoi dje, se ka arrestuar shtetasin kosovar Liridon Rexhepi, pasi i njëjti është identifikuar si menaxher i rrjetit financiar të shërbimit izraelit në Turqi. MIT e zbuloi Rexhepin pasi zbuloi parregullsi në llogaritë e tij financiare, të cilat treguan se ai po bënte depozita të panumërta për operativët e Mossad në Turqi përmes Uestern Union.

Media turke Daily Sabah tha se shërbimi i inteligjencës turke deri më tani ka zbuluar se agjentët në terren të Mossad-it në Turqi lehtësojnë transaksionet e tyre të parave përmes vendeve të Evropës Lindore, veçanërisht në Kosovë.

Policia turke ka arrestuar një shtetas të Kosovës, i cili akuzohet se ka transferuar para tek operativët e agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad në Turqi.

Burimet turke të sigurisë thanë të martën se Liridon Rexhepi, i identifikuar si menaxher i rrjetit financiar të Mossad në Turqi.

Sipas medieve turke,   Rexhepi, shtetas kosovar, po transferonte para për agjentët në terren të Mossad-it në Turqi, të cilët filmuan objektivat e Mossad-it me drone, drejtuan operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë dhe grumbulluan informacione për fushën siriane, thanë burimet.

Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) e zbuloi Rexhepin pasi zbuloi parregullsi në llogaritë e tij financiare, të cilat treguan se ai po bënte depozita të panumërta për operativët e Mossad në Turqi përmes Western Union.

Ai u vu nën mbikëqyrjen e MIT sapo hyri në Turqi më 25 gusht,  u ndalua në Stamboll më 30 gusht dhe u arrestua zyrtarisht të martën.

Sipas medieve turke, Rexhepi, gjatw marrjes nw pyetje ka pranuar se ka kryer transferet e parave.

Çka thotë familja?

Pas arrestimit të shtetasit të Kosovë, ka reaguar edhe familja e tij.

Arianit Koci, avokat i autorizuar i Liridon Rexhepit ka publikuar reagimin e familjes së Rexhepit, e cila është e bindur se familjari i tyre është i pafajshëm.

Koci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se si përfaqësues i autorizuar i familjes së Liridon Rexhepit opinionit publik ia përcjell porosinë e saj.

“Të nderuar qytetarë;

Të nderuar familjarë, shokë, miq e dashamirë;

Njëjtë sikur ju, edhe ne jemi të shqetësuar, njëkohësisht të befasuar, me arrestimin e vëllait tonë, Liridonit, nga autoritetet turke në Stamboll.

Ne jemi të bindur që vëllai ynë është i pafajshëm, ngase asnjëherë të vetme nuk jemi të përfshirë në pretendimet që thuhen, as ne si familje, e as Liridoni.

Jemi të gatshëm për bashkëpunim me secilin institucion të Kosovës apo edhe të Turqisë për ta sqaruar situatën.

Të gjitha informatat eventuale, do të përcjellën përmes të autorizuarit tonë avokatit Arianit Koci.

Bashkëpunimi i Kosovës me Turqinë

Për arrestimin e Rexhepit në Turqi ka folur edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo në një konferencë për media konfirmoi se lidhur me rastin Turqia ka dërguar pyetje me shkrim, gjersa shtoi se bashkëpunimi juridik me këtë shtet është shumë i mirë.

“… Së pari Ministria e Drejtësisë ka bashkëpunim të shkëlqyer me Turqinë… Në të kaluarën e dini rastin e dëbimit të qytetarëve turq nga Kosova, por në përgjithësi bashkëpunimi juridik me Turqinë është shumë i mirë…Ne i trajtojmë kërkesat gjithnjë kur ato janë në përputhje me vendimet e gjykatave, sipas legjislacionit në fuqi dhe marrëveshjeve që i kemi.

Në këtë drejtim na kanë dërguar edhe pyetje me shkrim për rastin në fjalë. Por, për shkak të ndjeshmërisë së çështjes unë kam kërkuar nga drejtori i Departamentit që të më njoftojë vetëm për çështje të cilat mund të njoftohet publiku, prandaj me konsideratë kërkoj që t’ju përgjigjemi me shkrim vetëm për çështjet që na lejohet…”, tha ministrja Haxhiu.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

4 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

9 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

19 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

20 orë ago