FOTO&VIDEO

Gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë, gjobiten 123 shoferë mjetesh luksoze

Policia e Shtetit

Duke vlerësuar shqetësimet e qytetarëve të adresuara në formën e ankesave në lidhje me automjetet e shtrenjta ose të luksit, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin me qëllim verifikimin e statusit të origjinës së automjeteve, mangësive të karakterit administrativ si dhe disiplinimin e mënyrës së qarkullimit në rrugë të të gjithë përdoruesëve të rrugës në tërësi, kanë ushtruar kontrolle të shumta në bashkëpunim edhe me strukturat e tjera të policisë së shtetit që kanë interes ndaj kësaj kategorie mjetesh, në lidhje me trafikimin e mundshëm të tyre në vendet e origjinës.

Nga kontrollet policore janë gjetur mangësi në dokumentacion si dhe shkelje të ndryshme që lidhen me normat e sjelljes në rrugë, për të cilat janë plotësuar procedurat administrative dhe penale sipas rastit, duke manifestuar të njëjtin standart ligjor në raport me kontrollet në terren pavarsisht vlerave dhe statusit të personave që i zoterojnë këto automjete.

Në të gjithë vendin përgjatë kësaj jave janë ndëshkuar me masë administrative 123 drejtues mjetesh të kësaj kategorie, shumica e të cilave nga Policia Rrugore e Tiranës për mangësi në dokumentacion, për gara shpejtësie, për manovra të rrezikshme në rrugë, mos vendosje targash në vendin e caktuar, për errësim të xhamave jo në përputhje me udhëzimin e organeve përkatëse ku vlen të theksohet proçedimi penal i disa drejtuesëve për falsifikim të çertifikatave të errësimit të xhamave.

Gjithashtu nga Policia Rrugore e Durrësit në bashkëpunim me Forcat Shqiponja është ndaluar mjeti tip “Benz” i blinduar në pronësi të shtetasit F. A., me drejtues shtetasin L. S, i cili qarkullonte i pa pajisur me autorizimin nga organet kompetente. Nga policia Rrugore është vendosur masa administrative 12.000 lekë të reja si dhe sekuestrimi i automjetit.

Kontrollet kanë vijuar për të gjitha kategoritë e mjeteve, pasi qëllimi i kontrolleve nuk ka për objekt vetëm mjetet e shtrenjta ose të luksit, por të gjitha kategoritë e mjeteve në raport me parandalimin e aksidenteve rrugore dhe disiplinimin e sjelljes në rrugë, nisur edhe nga shqetësimet e adresuara nga qytetarët në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago