POLITIKE

Gashi citon At Zef Pllumin: Me pasë politikanë me dinjitet, nuk ishim gdhi nëpër radhët e ambasadave si qena për një vizë

Analisti Shkëlzen Gashi ka kritikuar qasjen e Bashkimit Europian ndaj Kosovës sa i përket integrimit dhe liberalizimit të vizave. Ai në emisionin Pressing në T7 ka thënë se Kosova duhet të mendojë të vendosë regjim vizash për qytetarët e atyre vendeve që kërkojnë viza për kosovarët.

Ai fillimisht thotë se ne është dashur të përmbushim kriteret, por këtë ta bëjmë për hir tonin e jo të BE-së.

“Mendoj se ne është dashur të kryejmë detyrat e shtëpisë, jo për BE-në por për vete. Nëse nuk na liberalizojnë vizat pastaj, duhet një qasje krejt tjetër jo si kjo politikanëve tanë. Mendoj se na duhet me ju qit viza qatyne që na qesin viza”, tha ai.

Tutje ai citon At Zef Pllumin dhe një thënie të tij për “politikanë me dinjitet”

“Më ka pëlqyer At Zef Pllumi. Shumë ekuivalencë e mirë. Me pas na politikanë me dinjitet, se ai thotë se e kemi pasur veq një e ai është Luigj Gurakuqi. Me pas politikanë me dinjitet, sot nuk ishim gdhirë në ambasada të huaja si qenë duke pritur për një vizë. Por edhe ata do i detyronim të shkonin në ambasadat tona për t’u futur tek ne. Se tash menjëherë të thonë enverist e komunist, por kjo është dinjitet. Pse po na qesin këso kritere. Për kufi me Malin e Zi, cili shtet  e ka pasur këtë? Unë jam për reciprocitet, por jo vetëm me Serbinë por edhe të tjerët”, shtoi ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

22 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

52 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

15 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago