Arbër Gashi, anëtar i Lëvizjes së Deçanit, ka reaguar pas komenteve të hoxhës nga Drenasi, Osman Musliu, i cili këtë lëvizje e quajti “lëvizje të dreqit”, ndërsa Gashin “mjeran”.
Duke i bashkëngjitur shkrimit të tij një vegëz të lajmit të Nacionales për komentet e hoxhës Musliu, Gashi shkroi: “I bëjmë thirrje mbështetësve tanë që të mos biejnë në nivelin e vetëm që e njohin dhe prej të ciliti nuk mund të dalin ata e ato të cilët ofendojnë secilin shqiptarë e secilën shqiptare që nuk i nënshtrohet politikave antishqiptare-neoosmanosllave.”
Pak më vonë, Gashi publikoi një fotografi të disa personave në një kishë, që la të kuptohej se ishin konvertuar, pasi shkroi: “Kjo është përgjigja e vetme të cilën duhet dhënë antishqiptarëve. Urime pagëzimin!”
Nuk dihet nëse Osmani do të ketë ndonjë reagim pas këtyre komenteve.