Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare, Xhafer Gashi ishte në emisionin “Frontal” këtë të martë, ku dha detaje me betejën e Koshares dhe luftën për liri në atë kohë.
Ai tregoi në 25 vjetorin e kësaj beteje që sa herë shkon në vendin e njëjte i ngjallën po të njëjtat kujtime dhe u kujtohen të shokët që atje humbi.
Por, Gashi dha informacione të padëgjuara më parë, se si në Koshare humbën jetën edhe tre ushtarë që nuk ishin shqiptar.
“ Në mesin e dëshmoreve në Koshare janë edhe tre jo shqiptarë, një është nga Franca, një Italian dhe një vjen nga shteti i Algjerisë dhe aty ishte njëri nga vëllezërit e njërit prej këtyre dëshmorëve.”
Ish-komandanti i UÇK-së tregon se të njëjtit ishin vullnetarë.
“UÇK-së këta ushtarë i janë bashku vullnetarisht, ka pas edhe të tjerë, këta ishin në luftën e Kosovës nga vullneti i mirë, meqë shihnin padrejtësinë që bëhej mbi popullatën civile, ka gjithashtu plotë njerëz që luftojnë për popuj tjerë që iu bashkohen në luftën për lirinë”.
Xhafer Gashi ishte 30 vjeçar gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999-të.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…