KRYESORE

Gati 60% e qytetarëve të Kosovës mendojnë se Policia nuk po e kryen punën si duhet

Inspektorati Policor i Kosovës ka realizuar një hulumtim për të monitoruar nivelin e besueshmërisë së publikut në Policinë dhe shërbimet e saj.

Sipas këtij hulumtimi del se rreth 73.8% e të anketuarve në nivel vendi e vlerësojnë profesionale sjelljen dhe qasjen policore në rrugë, kundrejt 15.3% e të anketuarve tjerë që e konsiderojnë si jo profesionale dhe 10.9 % të tjerë që nuk kanë dhënë përgjigje.

47% e të anketuarve në nivel vendi pajtohen me qëndrimin se Policia përdor forcë të kontrolluar fizike, të arsyeshme, të domosdoshme dhe proporcionale, kundrejt 29.9% të anketuarve tjerë që nuk pajtohen me këtë qëndrim.

Sipas këtij hulumtimi 56.8% e të anketuarve në nivel vendi janë deklaruar përmes anketës së Policia I trajton të gjithë njëjëson pa marrë parasysh gjininë, moshën, etninë dhe religjionin, kundrejt 28.7% të anketuarve që e kundërshtojnë këtë qëndrim.

34.1% e të anketuarve në nivel vendi mendojnë se policia punon shumë në parandalimin e veprimeve kriminale , kundrejt 59,2% e të anketuarve që mendojnë se punohet pak.

55.6% e të anketuarve në nivel vendi I rendisin vjedhjet si shqetësim kryesor dhe më serioz të sigurisë në komunitetin e tyre , pasuar nga drogat me 14.9%, trafiku me 12.5% prishja e rendit dhe qetësisë publike me 10.9% si dhe shqetësimet e tjera.

Rezultatet e këtij hulumtimi mund t’i gjeni në këtë link. 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

3 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago