Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur planin e ri të paqes për t’i dhënë fund luftës në Gaza, pas takimit që u mbajt sot, 29 shtator, në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Ky i fundit e ka pranuar propozimin, ndërsa pritet përgjigja e Hamasit.
Në konferencë e përbashkët për mediat, Trump dha disa detaje mbi planin, që nga krijimi i “Bordit të Paqes” që do të drejtohet nga vetë ai e deri te shkatërrimi i tuneleve dhe objekteve të Hamasit. Vendet arabe dhe myslimane do të ndihmojnë në de-militarizimin e Gazës. Forcat izraelite do të tërhiqen gradualisht, dhe do të trajnohen forca lokale policore. Ai theksoi se “palestinezët duhet të jenë të përgjegjshëm” dhe në rast se ky propozim hidhet poshtë, “pasojat do t’i mbajnë vetëm ata”.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…