FOTO&VIDEO

Gazeta më e madhe amerikane e renditi në Top 10 restorantet e reja të New Yorkut, shikoni si duket brenda restoranti shqiptar

Gazeta me e madhe amerikane, New York Times ka bërë një shkrim për 10 restuarantet e reja më të mira në New York. Në mesin e tyre është edhe restaurant i një shqiptari që e ka edhe merin në shqip, “Çka Ka Qellu”.

Ky restaurant ndodhet në Arthur Avenue në Bronx, dhe tani pas këtij artikulli të prestigjozes The New York Times, janë publikuar edhe fotografi se si duken hapësirat e brendshme të tij.


Në këtë restorant përveç ushqimeve dhe interierit tradicional shqiptar, edhe stafi është i veshur me rroba kombëtare shqiptare, shkruan reporteri.net.

Ndërsa, The New York Times restorantin e përshkruan sikur të ishte i vendosur në ndonjë fshat të Kosovës apo Shqipërisë.
“Kur futeni brenda e ndjeni vetën në një tavernë të vjetër të fshatit diku në Shqipëri ose Kosovë”, shkruan New York Times.


Pronari dhe kuzhinieri i këtij restuaranti kanë lidhje me të dy këto shtete, transmeton Reporteri.net.

NYT përshkruan edhe pamjen e restuarantit me instrumente muzikore të vjetra, rroba e mjete pune antike shqiptare.

“Erë e bukës së pjekur nga furra e përparme. Kërkojeni me speca turshi. Më pas mund të dëshironi mish viçi me kos. Sigurisht se do të ketë suxhuk. Ëmbëlsirat pjekën aty . Kafeja derdhet nga enët e bakrit të trajtuara gjatë. Ju mund ta dini këtë si kafe turke, por, për sa kohë që qëndroni në Cka Ka Qellu, do ta quani atë shqiptare”, shkruan New York Times, që e renditë këtë restuarant në vendin e 7-të.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

8 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago