Gazeta serbe “Nova.rs” shkruan se për tri vjet lobim në Shtete të Bashkuara të Amerikës, Oda Ekonomike Serbe i ka paguar kompanisë “Yorktown Solutions LLC”, 1.3 milionë dollarë për shërbimet e saj lobuese.
“Sipas të dhënave të sigurara nga gazeta Nova, lista e kontakteve që kompania lobuese ka raportuar në lidhje me Serbinë gjithashtu përfshin Riçard Grenellin, të dërguarin special të atëhershëm të presidentit amerikan për Kosovën dhe Serbinë, si dhe Metju Pallmerin, që atëherë ishte përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor”, shkruan gazeta Nova.
Në regjistrin zyrtar amerikan FARA, në të cilin janë regjistruar të gjithë lobistët nga ShBA dhe janë publikuar kontratat e tyre, nuk ka asnjë informacion se Qeveria e Serbisë ka bërë marrëveshje me një shtëpi lobimi në atë vend, shkruan më tej kjo gazetë
“Mirëpo, këtë e ka bërë Oda Ekonomike e Serbisë, e cila ka lidhur disa kontrata me kompaninë “Yorktown Solutions” për vitet 2019, 2020, 2021 dhe 2022. E fundit është nënshkruar vetëm tetë ditë më parë”.
“Sipas dokumentit, kompania është e detyruar të ofrojë “këshilla strategjike në lidhje me temat e trajtuara nga SCC, të cilat ndikojnë në marrëdhëniet ekonomike ShBA-Serbe”. Kjo përfshin, siç thuhet më tej, “çështjet e menaxhimit dhe çështjet e qeverisë, të cilat pritet të përfshijnë kontakte me zyrtarë të qeverisë amerikane dhe përfaqësues të sektorit privat përkatës”, përfundon kjo gazetë.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…