FOTO&VIDEO

“O kone”, Salianji dhe Braçe përplasen në Kuvend, ndërhyn garda

Është shoqëruar me përplasje seanca e sotme në Parlament. Ka qenë deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili ishte duke folur në foltotren e Kuvendit dhe ka thënë se Erion Braçe është zv.kryeministri që ka dalë në përgjimet e prokurorisë italiane për çështjen e biznesmenit Rezart Taçi.

“Kjo hipokrizia sikur këtu ka disa gra ministre e deputete që bëjnë të prekurat për një fjalë që nuk prek askënd, kurse kur kryeministri  i kthehet kryetares së parlamentit për mbarimin e fjalës. Ka 10-fishuar pasurinë e saj dhe bashkëshortit të saj zonja Bushka. Prandaj del dhe bën këtu si engjëll, por nuk është engjëll. Zotëria, parafolësi im 40 milionë euro me tendera. ky zotëria që del dhe bën si më i shqetësuari, ka dalë në përgjimet e prokurorisë italiane, për Rezart Taçin, A je ti zv.kryeministri që del në përgjime”, tha Braçe.

Deklarata e tij është replikuar nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili po fliste nga vendi. Në këtë moment Salianji ka replikuar duke i thënë mos më ndërprit dhe duke e quajtur kone, deputetin socialist.

Më pas Salianji është drejtuar drejt tij ndërsa ka ndërhyrë Garda e Republikës. Në këto kushte Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka ndërprerë seancën për 5 minuta./Opinion.al


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

24 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago