KRYESORE

Gazeta spanjolle: Qeveria do të bëjë kthesën historike në qëndrimin e Spanjës ndaj Kosovës

Qeveria e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez, po përgatitet të bëjë një kthesë historike në pozicionin e Spanjës ndaj Kosovës, me një deklaratë që do të përfshijë njohjen e parë de facto të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, shkruan gazeta spanjolle “The Objective”.

Sipas burimeve të gazetës, kjo mund të vijë përmes një zyre tregtare dhe kulturore në Prishtinë, megjithëse Zyra për Informim Diplomatik ka thënë se këto opsione nuk janë në tavolinë në këtë moment dhe se të tjera po shqyrtohen.

Lidhur me çështjen e njohjes së Kosovës nga Spanja dje ka folur edhe Sekretari i Shtetit për BE-në, Juan Gonzales-Barba, i cili e ka bërë të qartë se Spanja nuk do ta njohë diplomatikisht Kosovën derisa s’ka një marrëveshje në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Por numri tre i diplomacisë spanjolle ka thënë se Spanja dëshiron që të jetë më e involvuar në rajon dhe një strategji e tillë do të ishte e çalë nëse vazhdohet me injorimin total të Kosovës.

Gonzalez-Barba ka thënë se vendimi i Spanjës “do të merret shpejt dhe do të bëhet publik”, duke nënkuptuar se një hap diplomatik është i pashmangshëm.

“Ne duam që vendimi të kuptohet nga Serbia, partneri ynë kryesor në Ballkanin Perëndimor, “shtoi ai, duke ditur se sa e ndjeshme është kjo çështje në Beograd.

“Ne duam të kontribuojmë në përpjekjet e të gjithë vendeve anëtare dhe të dërguarit të Përfaqësuesit të Lartë – ish-Ministrit të Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak – për të arritur marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës dhe shpresojmë se përpjekjet tona do të njihen dhe vlerësohen nga vendet e Ballkanit. “, përfundoi ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago