LAJME

Gazeta zvicerane Blick: Çdo vit Kosovës po i ikin nga 200 mjekë

Qindra mjekë nga Kosova çdo vit e lëshojnë Kosovën.

Kështu nis artkulli i gazetës zvicerane “Blick”, që i kushtohet ikjes së mjekëve nga vendi ynë.

Arsyet kryesore janë kushtet e punës dhe pagat, sipas së cilës në Gjermani dhe vendet e tjera evropiane ata kanë mundësi të fitojnë më mirë.

Kjo do ta rrezikonte shtetin ballkanik, shkruan tutje në artikull.

Gazeta zvicerane shkruan se çdo vit nga 200 mjekë ikin nga Kosova për në vendet e Bashkimit Evropian.

Më së shumti ata e synojnë Gjermaninë dhe Austrinë.

Përderisa në Kosovë një mjek merr 624 euro, në Gjermani mund t’i marrë mbi 4 mijë euro.

Jo vetëm në mjekësi por edhe në fushat e tjera ka lëvizje të madhe të fuqisë punëtore nga Ballkani drejt Evropës.

Mjeku nga Kosova, Flamur Llabjani, tha se karrierën e tij do ta vazhdojë në Gjermani.

Llabjani tregoi se do të punojë në një spital mjaft të njohur në Thuringen, konkretisht në Klinikën Pulmonare.

Ndërkaq mjeku shqiptar Rajmond Hazizaj tha se në fillimet e tij edhe ai i pati vështirësitë e veta.

“Si çdo fillim edhe unë i kisha vështirësitë e mia. Por, tashmë i kam kapërcyer dhe jam shumë i kënaqur me vendin e punës ku punoj aktualisht dhe me kolegët me të cilët punoj” – tha Hazizaj.

Hazizaj deklaroi se është larguar për shkak të kushteve të punës.

“Jam larguar nga Shqipëria sepse doja të specializoja dhe të isha i përditësuar me mjetet e teknologjisë së fundit”.

Ai tha se ka mjaft mundësi për trajnime të mëtutjeshme në Gjermani.

Në artikullin e kësaj gazeta theksohet fakti se emigrimi i punëtorëbe të kualifikuar është mjaft i përshtatshëm për vendet e Bashkimit Evropian, derisa për Kosovën emigrimi i mjekëve është një rrezik që të mos ketë mjaftueshëm staf apo specialistë.

E kryetari i Odës së Mjekëve Pleurat Sejdiu tha se këtë vit në Gjermani kanë shkuar 108 mjekë dhe 48 specializantë.

Sejdiu tha se në dhjetë vitet e ardhshme Kosovën mund ta lëshojnë rreth 2 mijë mjekë.

“Mendoj se në pesë vitet e ardhshme do të kemi krizë nëse vazhdion trendi tek specialistët e rinj” – tha Sejdiu.

Mosha mesatare e mjekëve kosovarë është 50 vjeç.

Dhe nuk duket se do të ketë përmirësime pasi nga 150 të diplomuar, 90 nga ta largohen nga vendi i tyre pasi i mbarojnë studimet, shkruan Blick.ch.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

13 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago