Sot autoritetet zvicerane kanë mbajtur një konferencë për media në të cilën kanë dhënë detaje për ngjarjen tragjike të ndodhur në Epagny, ku dy trupa të pajetë u gjetën në një shtëpi të cilës edhe i ishte vënë zjarri.
Cedric Aebischer, kreu I Njësisë së Krimit të Përgjithshëm dhe Policisë së Sigurisë, ka thënë se të dy trupat janë identifikuar të premten.
Siç shkruan Blick.ch, një prej viktimave është bashkëshorti 41 vjeç, Blerim R. dhe gruaja 39 vjeçare, të dy të ardhur nga Kosova.
“Burri kishte një vrimë plumbi, gruaja e tij katër”, raporton Blick.ch, duke shtuar se burri kishte vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas edhe veten, raporton Express.
“Autori ka shkuar në shtëpi mëngjesin e së enjtes dhe ka dashur të vizitojë gruan e tij, e cila punonte aty si pastruese. Para shtëpisë ai ka takuar pronarin e pronës, i cili i ka kërkuar të largohet. Më pas autori ka qëlluar të shtënat e para. Menjëherë më pas, ai qëlloi me armë partneren e tij në katin përdhesë të shtëpisë. Më pas vrasësi vrau veten në katin e sipërm të shtëpisë”, shkruan Blick.ch.
Ndërkohë Prokurori i Përgjithshëm, Fabien Gasser, ka thënë se burri kishte qenë i ndaluar nga 18 shtatori deri me datën pesë dhjetor 2024 për dhunë në familje, para se të lirohej me disa kushte.
Sa i përket zjarrit, hetimet janë ende duke vazhduar. Siç shkruan Blick.ch, po ndiqet hipoteza se vetë autori i krimit ia ka vënë zjarrin, por që s’përjashtohen edhe mundësi të tjera.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…