LAJME

Gazetari Artan Hoxha tregon ku ndodhet Safet Gjici pas videoskandalit: Dyshoj që mund të jenë paguar edhe para që mos të publikohej

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhënë detaje për dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, i cili ishte pjesë e një videoje të rëndë me sfond seksual, pas të cilës ai u shkarkua nga qeveria, ndërsa SPAK tha se ka nisur hetimet.

Hoxha tha se dyshonte se mund të jenë paguar edhe para që ajo të mos dilte në qarkullim.

Sipas Hoxhës Gjici nuk ka kaluar kufirin dhe është brenda territorit të Shqipërisë.

“Policia gjyqësore ka marrë deklarime të personave të tjerë, edhe persona të stafit të bashkisë së Kukësit. Është marrë vajza e filmimit. Pjesë e hetimit është edhe pse u bë video. Është kërkuar edhe pajisja që bëri regjistrimin, cili ka qenë objektivi, pse është bërë filmimi, etj.

Gjici nuk është thirrur, do të thotë që duan të kenë plotësuar të gjithë puzzle në momentin që do të thërrasin zotin Gjici. Në raste të tjera, si Shukri Xhelili, u veprua edhe më shpejt. Unë kam nxjerrë videon e plotë, jam habitur kur lexoj teoritë konspirative. Regjistrimi është bërë për interesa që e dinë ata që kanë çuar vajzën aty. Publikimi ka nxjerrë jashtë kontrollit të gjithë planin për shantazhin. Rrugës, ata që e kanë bërë këtë punë, nuk e kanë mbajtur dot regjistrimin.  Nuk e kanë ruajtur dot dhe ka rrjedhur. Dyshoj që mund të jenë paguar edhe para që ajo të mos dalë. Dalja ka prishur punë dhe ngatërroi situatën”, tha Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Ndërsako sa i takon debatit nëse ai është larguar apo jo nga vendi, Hoxha tha: “Thonë iku në Dubai, por Gjici nuk ka kaluar kufirin dhe është brenda territorit të Shqipërisë.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

23 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

54 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

15 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago