Granit Xhaka po vazhdon të shkëlqejë edhe në Kampionatin Evropian “EURO 2024” që po mbahet në Gjermani, duke konfirmuar se mosha është thjesht një numër për të.
Shqiptari me pasaportë zvicërane ka qenë nga lojtarët më të dalluar të Zvicrës duke i ndihmuar ata të prekin çerekfinalen.
Ai u zgjodh dy herë lojtari i ndeshjes në tri duelet e para të fazës grupore, teksa pati një paraqitje të jashtëzakonshme edhe sot ndaj Italisë në raundin e 16-të, shkruan Sinjali Sporti.
E rreth këtyre performancave, ka reaguar gazetari i famshëm britanik i Daily Telegraph, Sam Dean.
Dean ka thënë se Xhaka pasi ka mbushur të 30-at është një nga mesfushorët më të mirë në botë, duke ia renditur zvicëranit disa suksese që ka pasur në vazhdimësi gjatë kësaj periudhe.
“E drejtë, po e them. Që kur mbushi 30 vjeç në shtator 2022, Granit Xhaka ka qenë një nga mesfushorët më të mirë absolut në botë. E rëndësishme për titullin e Arsenalit, fitoi Bundesligën pa humbje, shënoi fituesin në finalen e Kupës së Gjermanisë”, shkroi ai në rrjetin social “X”.
Ndryshe, Zvicra e Xhakës do të luajë në çerekfinale ndaj fituesit mes Anglisë dhe Sllovakisë, që duelojnë të dielën.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…