Një spikere lajmesh njoftoi gabimisht vdekjen e Papës në televizion drejtpërdrejt gjatë ditës së Krishtlindjes.
Gazetarja dhe prezantuesja Kylie Pentelow gabimisht filloi të njoftonte vdekjen e udhëheqësit të Kishës Katolike.
Pentelow po raportonte për fjalimin e Papës në ditën e Krishtlindjes në qytetin e Vatikanit, duke shpjeguar se si ai iu lut udhëheqësve botërorë që t’i vinin vaksinat në dispozicion “për ata që kishin më shumë nevojë”.
Më pas ajo vazhdoi duke thënë, ‘u njoftua vdekja e tij’, përpara se të kuptonte gabimin e saj dhe të shtonte shpejt: ‘Më falni’.
Papa Françesku, 85 vjeç, ka udhëhequr kishën katolike që nga viti 2013 kur zëvendësoi Benediktin XVI.
Papa Françesku u lut për t’i dhënë fund pandemisë së koronavirusit, duke përdorur fjalimin e tij në ditën e Krishtlindjes për të nxitur kujdesin shëndetësor për të gjithë, vaksinat për të varfërit dhe që dialogu të mbizotërojë në zgjidhjen e konfliktit në botë.
Ndërkohë, shumë komentues në Twitter dukej se u argëtuan me gafën që u transmetua në drejtpërdrejt.