Gjykata e Posaçme Anti-korrupsion dha ditën e enjte masën arrest me burg për ish-deputetin Alqi Bllako, pas kërkesës së bërë nga SPAK, duke autorizuar policinë për të bërë prangosjen e tij.
Gazetarja Anduena Llabani, ka thënë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se Alqi Bllako nuk është arrestuar, por mund të jetë arratisur nga vendi.
“Nëse do të flasim për arrestime nuk është më lajm që Bllako është arrestuar. Deri tani që po flasim, Alqi Bllako nuk është i arrestuar.
Kam komunikuar me drejtues të policisë, avokatin dhe familjarët.
Familjarët pretendojnë se zoti Bllako ndodhet këtu dhe po merret në pyetje nga policia dhe prokuroria. Ndërsa drejtues të policisë, thonë që ai duhet të ishte paraqitur në polici. Policia po bën kontrolle.
Informacioni i fundit është që zoti Bllako e ka lënë vendin është larguar nga Shqipëria. E them me përgjegjësi të plotë”, tha Llabani.