Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla ka thënë se Kosova ka pranuar kërcënime të hapura për luftë nga Serbia.
Këto deklarata ajo i ka bërë në takimin e ministrave të jashtëm të Evropës Juglindore në Bruksel, të ftuar nga kryediplomati grek Nikos Dendias me rastin e kryesimit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) nga Athina.
Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, Gërvalla ka theksuar se pavarësisht rrethanave të vështira dhe klimës sfiduese politike në rajon, SEECP-ja duhet t’i përmbahet gjithmonë objektivit të vet themelor për rritjen e bashkëpunimit politik dhe të sigurisë si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e kapitalit njerëzor, demokracisë dhe drejtësisë.
Ajo ka ngritur çështjen e zhvillimeve të fundit në Kosovë e cila ka pranuar kërcënime të hapura për luftë nga shteti fqinj, Serbia.
Gërvalla ka njoftuar ministrat e jashtëm me kërcënimin e drejtpërdrejtë, që është manifestuar me prezencë të trupave dhe automjeteve të Serbisë në kufirin e Kosovës duke përfshirë edhe avionët luftarakë rusë, përkatësisht MIG 29. Për më tepër, ka theksuar se gjatë kësaj krize, ambasadori rus u paraqit në kufirin e Kosovës dhe i mirëpriti këto kërcënime e lëvizje agresive të Serbisë.
Duke folur për ndikimin rus dhe kinez përmes Serbisë në Ballkan, Gërvalla ka theksuar ndër të tjera se NATO dhe BE-ja nuk duhet ta tolerojnë qasjen agresive të Serbisë, përkatësisht të lidershipit aktual të saj.
Po ashtu gjatë fjalës së saj Gërvalla shprehu gatishmërinë e Kosovës për bashkëpunim efektiv në arritjen e rezultateve të planifikuara në kuadër të agjendës së SEECP-së.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…