Si pasojë e përhapjes së pandemisë së koronavirusit, rënia e remitencave nga diaspora do të jetë alarmante për Qeverinë e Kosovës sa i përket stabilitetit social dhe parashikimeve buxhetore për vitet në vijim.
Për çdo vit pothuajse nga mërgata janë sjellë në Kosovë mbi 1 miliardë euro.
Kështu ka thënë eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu për KP, i cili këtë krizë me pandemi Covid -19, e quan edhe pandemi ekonomike për vitin 2020 dhe 2021, që do të jetë shqetësuese për vendin.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, pohon se pasojat nga kjo pandemi, që ka goditur edhe mërgatën, efektet negative do të jenë të mëdha edhe për ekonominë e Kosovës.
Gërxhaliu në fund thekson se Kosova është e stërngarkuar edhe me frikën dhe me pasojat e koronavirusit dhe me aspektin socio-ekonomik dhe mbi të gjitha sa i përket presionit politik dhe një aktualiteti që nuk është në funksion të stabilitetit dhe krijimit të një perspektive të besimit për të ardhmen.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…
Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…