Ukraina njoftoi sot se ka marrë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore nga Shtetet e Bashkuara, Spanja dhe Norvegjia, që synojnë të kundërshtojnë bombardimet masive të Rusisë ndaj infrastrukturës kritike.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov. Shefi i departamentit të mbrojtjes falënderoi SHBA-në, Norvegjinë dhe Spanjën për armët e ofruara.
“Shikoni kush ka mbërritur. Sistemet e mbrojtjes ajrore NASAMS dhe Aspide kanë mbërritur në Ukrainë. Këto armë do të forcojnë ndjeshëm ushtrinë ukrainase dhe do ta bëjnë qiellin tonë më të sigurt. Falenderojmë partnerët tanë: Norvegjinë, Spanjën dhe SHBA-në,” tha ai.
Look who’s here!
NASAMS and Aspide air defence systems arrived in Ukraine!
These weapons will significantly strengthen #UAarmy and will make our skies safer.
We will continue to shoot down the enemy targets attacking us.
Thank you to our partners: Norway, Spain and the US. pic.twitter.com/ozP4eXhgOg— Oleksii Reznikov (@oleksiireznikov) November 7, 2022