Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti i cili sipas tij doli në krah të Izraelit pas konfliktit në Rripin e Gazës. Thotë se Kurti tradhtoi besimtarët myslimanë të cilët e votuan me shumicë.
“Faktori kryesor që ka determinuar fitoren e VV’së në zgjedhje kanë qenë pikërisht besimtarët praktikues”, thotë Kelmendi.
“Kërkesa ime është e thjeshtë: quke njohur mentalitetin e kryeministrit mendoj se është dashtë të merr shembull vendet perëndimore”, thotë ai.
“Nëse qeveria e Kosovës s’ka dashur të marrë shembull Turqinë apo vendet e tjera me reagim ndaj situatës në Palestinë është dashur t’i marrë shembull vendet perëndimore të cilat kanë thënë “e dënojmë dhunën”, “kërkojmë paqe në atë vend” dhe jo ashtu si qeveria e Kosovës e bëri të kundërtën, u rreshtuar në krah të Izraelit”, tha Kelmendi në Kanal10.
“Kjo për neve është e papranueshme”, shtoi ai.
“Nëse Albin Kurtit nuk i rreh zemra për Palestinë e që nuk i rreh, është dashtë hatri i votuesve të vetë ta respektojë identitetin fetar të votuesve të vetë dhe të bëjë deklaratë parimore, të kërkonte të ndalej dhuna dhe të mos rreshtohej krah Izraelit”, tha Kelmendi.