Një mosmarrëveshje mes Iranit dhe Koresë Jugore po thellohet, pasi Teherani e kërcënoi Seulin me padi, nëse nuk ia paguan mbi 7 miliardë dollarë për naftën e blerë. Këto fonde janë ngrirë për shkak të sanksioneve amerikane ndaj Republikës Islamike.
Irani ishte partneri tregtar i tretë më i madh i Koresë Jugore në Lindjen e Mesme para se Shtetet e Bashkuara të tërhiqeshin në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Teheranit dhe fuqive botërore dhe para vendosjes së sanksioneve të ashpra.
Republika Islamike ka qenë furnizuese kyçe me karburante e Koresë Jugore dhe në këmbim ka importuar prej saj pajisje industriale e shtëpiake dhe pjesë të automjeteve, shkruan France24.
“Ne kemi 7.8 miliardë dollarë para tona, të bllokuara në bankat e Koresë Jugore. Ky vend e ka marrë naftën, por nuk ka paguar për të”, tha për agjencinë AFP deputeti iranian, Alireza Salimi, i cili është përfshirë në këtë rast.
Ai madje kërkoi nga Koreja Jugore që të paguajë interes për borxhin. “Koreja Jugore nuk është partnere e besueshme tregtare dhe duhet të paguajë interes për të hollat që po i mban në mënyrë jo të duhur”, tha Salimi.
Javën e kaluar, ministri iranian i Punëve të Jashtme, Hossein Amir-Abdollahian, paralajmëroi se vendi i tij do ta padisë Korenë Jugore, nëse ky shtet refuzon ta paguajë borxhin.
Në anën tjetër, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Koresë Jugore ka refuzuar që ta cilësojë borxh ndaj Iranit shumën e parave, duke iu referuar asaj si fond i ngrirë.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…