FOTO&VIDEO

“Gjama e Burrave”, babë e bir që vdiqën nga përmbytjet në Shkodër varrosen me rite malësore

Atë e bir, Pjetër dhe Jason Rushaj, që vdiqën si pasojë e përmbytjeve në Shkodër janë përcjellë për në banesat sipas traditës malësore të Shqipërisë.

Sazan Guri ka shpërndarë një video në Facebbokun e tij nga ceremonia mortore.

“I qane te ndjeret At e bir, njeri me puntor se tjetri, tamam beme baba te te ngjaj, dhe kur mendon se nuk i mori Zoti, qe ata te Shqiperise se eperme edhe e pranojne lehte, por e mori qeveriu sepse sditi me i dhane kohen e duhur per te shpetuar nga nje palo shiu, ndaj dhe e qane me Gjame te burrave keta dy burra. flm o Gege&Toske z. Gjon Dogilja qe iu lehteson shpirtin familiareve dhe i lutem Zotit tipranoje keta dy te bekum te tokes ne altarin e paqes, duke i bere qe shpirtrat e tyre te prehen lehte lehte atje lart ndryshe nga jeta e tyre rende rende ketu poshte.”

Në Shqipërinë e veriut, kryesisht në zonat e Nikaj Merturit, Dukagjinit, disa krahinave të Pukës, Malësisë së Mbishkodrës etj riti i gjëmës së burrave ka filluar pas vdekjes së Skënderbeut, pra rreth vitit 1468. Tradita ka vazhduar deri në vitin 1960.

Sipas legjendave kur vdiq Skënderbeu në vitin 1468, Lekë Dukagjini rrihte gjoksin e shkulte flokët, siç bëri Akili kur u vra Patrokli në luftën e Trojës, tremijë e kusur vite më parë.

Për herë të fundit në Nikaj Mërtur, gjëma e burrave është bërë në vdekjen e Malush Zeqirit nga fshati Peraj. Thuhet se oshëtima dhe britmat e gjëmatarëve kanë ushtuar deri në qafë të Kolçit. Ishte një ndër ngjarjet që shtyu sistemin komunist ta ndalojë këtë rit të veçantë duke e konsideruar “zakon prapanik”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago