FOTO&VIDEO

Gjashtë mërgimtarë dhurojnë 30 mijë euro që të gjendet vrasësi i tre personave në autobusin në Deçan

Për ngjarjen tragjike në Deçan, ku tre persona humbën jetën, përfshirë dy nxënës dhe shoferin e autobusit, pasi drejt mjetit u qëllua me breshëri kallashnikovi, edhe pse kanë kaluar një javë ende nuk ka të arrestuar.

Policia dhe Prokuroria ende nuk kanë arritur të zbulojnë se kush e kreu sulmin e trefishtë, e nuk kanë as ndonjë të dyshuar.

Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione rreth këtij krimi, por për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, edhe 6 emigrantë kanë ofruar 30 mijë euro të tjera, të mbledhura prej tyre, shkruan Albinfo.ch.

Mes tyre është edhe ish-zyrtari i lartë i UÇK-së, Naim Miftari, i cili tani jeton në Perëndim. Miftari tha se bashkë më shokët e tij kanë mbledhur nga 5 mijë euro secili për informacione që do të bëjnë të hidhet dritë mbi krimin masakër të Gllogjanit.

“Ne nuk jemi milionerë, e as nuk kemi para si pushtetet e kaluara. Edhe pse shpesh përbuzemi ne që jetojmë në mërgim me emra neveritës, jemi zotuar të japim këtë shumë. Ne jemi gjashtë veta, punëtorë në fabrikë dhe do t’i dhurojmë nga 5 mijë euro secili”, është shprehur ai, duke shtuar se “fëmijët tanë, nxënësit, djemtë dhe vajzat tona nuk do t`i vrasë më askush pa marrë dënimin e merituar”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

8 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago