Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, është kontaktuar nga Gjykata Speciale.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dedaj, në natën e së merkurës.
“Jam kontaktuar, por nuk jam marrë në pyetje”, ka deklaruar Dedaj, në RTK.
“Disa çështje i kanë kërkuar nga unë”, ka treguar ai, teksa ka theksuar se nuk është ftuar të shkojë në Hagë.
“Vetëm jam kontaktuar, dhe jam i gatshëm në çdo kohë, sepse kam çka të flas”.