KRYESORE

Gjermanët qëndruan dy ditë në Kosovë, u diskutua për vizat

Qeveria në detyrë e Kosovës kanë njoftuar se në Kosovë kanë qëndruar për vizitë dy ditore, një delegacion nga Gjermania, përkatësisht nga Ministria Federale për Punë të Brendshme, Ndërtim dhe Atdhe, ku ëeshtë diskutuar për çështjen e vizave.

Në komunikatën dërguar mediave, shkruhet se nPërfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues të Ministrisë Federale për Punë të Brendshme, Ndërtim dhe Atdhe kanë zhvilluar një seri takimesh në nivel ekspertësh, për të diskutuar për punën e institucioneve tona, të arriturat dhe përafrimit të proceseve në çështjen e liberalizimit të vizave.

Takimet e 26 dhe 27 nëntorit në Prishtinë, kanë shtjelluar temat dhe aspektet që kanë të bëjnë me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe menaxhimin e kufijve dhe migrimit.

Ekspertët kosovarë, përfaqësues nga Institucionet e Republikës së Kosovës, si Zyra e Kryeministrit, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Zyra e Kryeprokurorit të shtetit, Polica e Kosovës, Agjencia e Regjistrimit Civil, Agjencia Kundër Korrupsionit, kanë prezantuar para delegacionit gjerman, të gjitha procedurat dhe të arriturat e Kosovës, në temat të cilat lidhen me këtë proces.

Delegacioni gjerman, ka parë për së afërmi edhe punën dhe sigurinë që ofrohet në prodhimin e dokumenteve identifikuese, teknologjinë, procedurat dhe sigurinë e lartë në gjithë këtë proces.

Bisedat në nivel ekspertësh në Prishtinë janë mbajtur në një atmosferë konstruktive dhe nga pjesëmarrësit janë vlerësuar si një hap i rëndësishëm për përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Takimet e nëntorit në Prishtinë, kanë pasuar pas takimeve që ka zhvilluar delegacioni kosovar në fillim të muajit qershor në Berlin.

“Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e vëna për liberalizimin e vizave. Procesi i nisur, bilateral me Gjermaninë po bëhet me qëllim të identifikimit të arriturave dhe punës që Kosova e bënë, veçmas në ofrimin e sigurisë, për temat si menaxhimi i kufijve, migrimi, menaxhimi i Qendrës për prodhimin e dokumentacioneve, Policisë së Kosovës, Prokurorisë, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit”, shkruhet në komunikatë.

Gazeta Express më 22 nëntor ka raportuar se Në ditët e fundit të punës së Qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, në vend do të qëndrojnë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, të cilët do të takohen me homologët e tyre kosovarë për të diskutuar për vizat. Këtë e patën konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

8 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

18 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

18 orë ago