Qeveria gjermane ka thënë se e ka parë me keqardhje një propozim të Shteteve të Bashkuara për zgjerimin e sanksioneve ndaj linjës së gazsjellësit “Nord Stream 2” mes Gjermanisë dhe Rusisë.
“Sanksionet e reja do të përbënin një ndërhyrje serioze në sigurinë energjetike evropiane dhe në sovranitetin e BE-së”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të lëshuar të dielën.
Një grup i senatorëve amerikanë më herët gjatë këtij muaji e dorëzuan legjislacionin për t’ia parandaluar Rusisë përfundimin e linjës kundërthënëse të gazit përgjatë Detit Baltik, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Shtetet e Bashkuara tashmë kanë marrë masa për ta bllokuar projektin që do të kushtojë 11 miliardë dollarë. Sipas një projektligji të miratuar në fund të vitit të kaluar, Uashingtonit i mundësohet vendosja e sanksioneve ndaj secilës anije që i ofron ndihmë Rusisë për ta përfunduar këtë projekt, duke i detyruar anijet e Perëndimit që ta ndalonin punën.
Për ta shmangur ndikimin e këtij legjislacioni, Rusia e ka dërguar anijen e saj në Detin Baltik për t’i përfunduar 160 kilometrat e mbetura të projektit.
Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë linjnë e gazsjellësit “Nord Stream 2” me pretendimin se ajo e dobëson Ukrainën dhe e forcon sundimin e Rusisë në industrinë evropiane të energjisë.
Në anën tjetër, Rusia i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po i përdorin sanksionet për t’ia hapur dyert eksportimit të gazit amerikan drejt Evropës.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…