Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka njoftuar se Gjermania ka marrë vendim që të hiqet Kosova nga lista e Shteteve për Verifikim e Sigurisë.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se që nga sot Gjermania dhe Kosova janë më afër se asnjëherë më parë.
“Vendimi që Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë nga 24 Janari i vitit 2020 ka hequr Republikën e Kosovës nga Lista e Shteteve për Verifikimin e Sigurisë të njohur ndryshe edhe si SÜG (Sicherheitsüberprüfungsgesetz) është një lajm i mrekullueshëm dhe i rëndësisë së veçantë për Kosovën, Gjermaninë dhe shtetasit e dy vendeve”, ka deklaruar ai.
Kryeministri në detyrë ka deklaruar se ky vendim hap një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe thellon raportet tona ndërshtetërore.
“Faleminderit Qeverisë gjermane, organeve të sigurisë dhe Kancelares Merkel”, ka shkruar Haradinaj.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…