Raportuesi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer që njihet edhe si aleat politik i Kancelares Angela Merkel ka thënë se Gjermania është kundër ndryshimit të kufijve.
Madje, Beyer në intervistën për media ka thënë se është iluzion të mendohet se Gjermania do të pranojë ndryshimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë.
“Në çfarëdo situate, pozicioni jonë mbetet i pandryshueshëm. Jo prekje të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. Pikë. Askush nuk duhet të jetojë nën iluzionin se Gjermania mund të ndryshojë pozicion këtu. Ajo nuk do të ndodhë. Është e qartë se paraqitja në publik e një ideje të tillë është në kundërshtim me interesat e paqes dhe stabilitetit të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor” ka thënë Beyer.