FOTO&VIDEO

Kur erdhi koronavirusi në Shqipëri?! Në janar, apo shkurt. Debat mjekësh përballë Ramës

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë online me Komitetin Teknik që po merret me menaxhimin e situatës së koronavirusit në Shqipëri. Rama i ka pyetur live mjekët se cili është mendimi i tyre për teorinë së koronavirusi ka ardhur në Shqipëri që në muajin janar.

Në fjalën e tyre ata janë shprehur se për të arritur në një përfundim të tillë duhet që të merren parasysh disa faktorë dhe duhet bërë një analizë e plotë.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Kam dëgjuar se e paskemi kaluar në janar e dhjetor.

Andi Koraqi: Nuk mendoj që e kemi pasur më parë sepse sëmundja ka arddhur nga fqinji ynë. Edhe nga rezultatet që shoh, kemi shifrat 10-11%

Edi Rama: Doktor Tritani keni ndonjë ide për këtë teori

Tritan Kalo: Unë e kam shprehur mendimin tim. Për konfirmimin e pandemisë duke të konfirmohen disa faktorë. Imazheria që jep atë, që merren si sinjifikative nuk janë specifike për këtë sëmundje. I kemi hasur ato shenja prej 12 muajsh në Shqipëri. Duhen kombinuar disa elementë dhe analizim gjakftohtë nga specialistët.

Najada Çomo: Në janar ka patur fluks me viroza. Që në fund të muajit janar kërkuam tamponë. Vëmendja jonë ishte me Kinën sepse ishim në lidhje me Kinën. Në janar dhe shkurt s’kishim raste të shtuara. A kanë qenë pneumoni? Por s’mund të kishim pak raste kur s’kishim masa. Nuk kishte raste me COVID, e kemi patur në monitorim.

Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur për një bisedë online Komitetin Teknik që po menaxhon situatënë e koronavirusit. Gjatë fjalën e tij, Rama ka komentuar debatin lidhur me emrat e tyre dhe debatin se kur është shënuar rasti i parë me COVID në Shqipëri. Ndërsa mjekët kanë bërë një pasqyrim të situatës, pas lirimit të masave, që sipas tyre deri më tani është nën kontroll.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

23 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago