Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në twitter, ka njoftuar se Gjermania do ta ndihmojë Ukrainën me armë anti-tank dhe raketa kundër Rusisë.
Scholz tha se është detyrë e jona ta mbështesim Ukrainën në luftë kundër Rusisë së Putinit.
Andaj, sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse jaën dërguar 1000 armë antitank dhe 500 raketa Stinger si ndihmë ushtrisë së Ukrainës.
“Pushtimi rus shënon një pikë kthese. Është detyra jonë të mbështesim Ukrainën kundër ushtrisë pushtuese të Putinit. Kjo është arsyeja pse ne po dërgojmë 1000 armë antitank dhe 500 raketa #Stinger për miqtë tanë në #Ukrainë”, ka shkruar Scholz.
Kujtojmë se Gjermania fillimisht kishte qëndruar skeptike rreth kësaj situate. Një nga premtimet kishte qenë ndërtimi i spitaleve fushore në Ukrainë për viktimat e luftës.