POLITIKE

Gjermania prezanton protokollin për rinisjen e Bundesligës

Gjermania duket se është gati për të përballuar “Fazën e Dytë” dhe në nivelin e futbollit.

E përditshmja “Der Spiegel” ka prezantuar së fundmi protokollin për rinisjen e kampionatit, i cili i jep përgjigje dhe një nga pyetjeve që po diskutohet së fundmi dhe në Itali: Çfarë ndodh nëse një futbollist del pozitiv me koronavirus?. Sipas këtij protokolli, futbollisti do të izolohet dhe të tjerët do të vazhdojnë me ndeshjet nën një kontroll të shtuar. Nëse nuk do të shfaqë simptoma do të kalojë dy javë në karantinë dhe në rastin e kundërt do të presë disa ditë deri sa t’i largohen simptomat për t’u rikthyer me grupin.

Edhe në Gjermani nuk ka akoma një datë zyrtare për rifillimin e kampionatit, por objektivi është për të nisur pa më vonë, ndoshta në fundjavën e 23 majit. Stërvitjet, me të gjitha masat mbrojtëse tashmë kanë nisur.

Sipas drejtuesve të Ligës Gjermane të Futbollit është e nevojshme që të kujdesesh për industrinë e futbollit, ku janë të punësuar më shumë se 60 mijë persona në të gjithë vendin.

Ndërkohë, sipas llogarive, për përfundimin e sezonit do të duhen 20 mijë tampone, pork jo gjë duket se nuk përbën problem për Gjermaninë, e cila deri në këto momente ka testuar mbi 2 milionë banorë.

Protokolli për rifillimin e kampionatit parashikon shumë masa, nga shishet e ujit të personalizuara, dorashka për stërvitjet në palestër dhe numrin maksimal të personave në stadium. Publiku natyrisht që do të qëndrojë jashtë, por në stadium do të ketë 300 persona të ndarë mes dy ekipeve, ku përfshihen futbollistët, stafi, mjekët dhe drejtuesit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

3 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

8 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

22 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

23 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago