KRYESORE

Gjermania, shteti më i admiruar në botë për të tretin vit radhazi

Gjermania është shteti më i admiruar në botë për të tretin vit radhazi, duke e lënë SHBA-në në garë për vendin e dytë të largët me Kinë dhe Rusinë, sipas sondazhit më të ri global rreth lidershipit.

Sondazhi vjetor, i kryer prej “Gallup”, hedh edhe më shumë dyshim mbi pretendimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, javën e kaluar se SHBA-ja ishte “në pozitë të përkryer” për ta udhëhequr botën e lirë në një rivalitet të ri ideologjik me Partinë Komuniste Kineze, shkruan “The Guardian”.

SHBA-ja ka marrë mbështetjen e 33 për qind të respondentëve në botë, vetëm një për qind para Kinës dhe tre për qind para Rusisë. Gjermania ndërkaq i lë të gjitha pas, me përkrahje prej 44 për qind të respondentëve të botës. Gjermania, SHBA-ja, Kina dhe Rusia ishin të vetmet shtete në listën e Gallupit.

Sondazhi me një mijë respondentë në të 135 shtetet e botës është kryer më 2019, para epidemisë së koronavirusit. Pozicioni i SHBA-së në botë mund të jetë dëmtuar edhe më shumë, shkaku i akuzave për mosmenaxhim të pandemisë, gjë që e ka shndërruar SHBA-në në vatër koronavirusi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

46 sekonda ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

10 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

14 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

21 orë ago