FOTO&VIDEO

Gjiganti i duhanit: Kemi gjetur vaksinën për koronavirusin, ta testojmë brenda qershorit

Një zgjidhje e mundshme e emergjencës së pandemisë të koronavirusit mund të vijë nga një prej industrive më të diskutuara dhe fuqishme në botë, ajo e cigareve.

Gjiganti i kësaj industrie, British American Tobacco (BAT), pronare ndër të tjerat e markave si Lucky Strike dhe Benson & Hedges, deklaroi sot se ka zhvilluar një vaksinë të mundshme ndaj koronavirusit, e marrë nga bimët e duhanit.

Kompania i ka kërkuar qeverisë angleze ndihmë për ta testuar sa më shpejt vaksinën tek njerëzit, ndërkohë që deri më tani është testuar vetëm tek kafshët. BAT kërkon që të ketë disa lehtësime burokratike dhe procedurale në mënyrë që testimet tek njerëzit të kryen brenda muajit qershor, përndryshe me rregulloren e sotme do të duhet deri në një vit.

Kompania, që vlen më shumë se 70 miliardë euro, deklaroi edhe që ajo po drejton pjesën më të madhe të resurseve dhe infrastrukturës në luftën kundër pandemisë, duke patur mundësi të prodhojë në rast efikasiteti 3 milionë vaksina në javë, që do të shpërndanin me çmim kostoje dhe pa përfitim. BAT ka një histori pozitive ndaj luftës së epidemive, me zhvillimin e një vaksine kundër ebolës në 2014, e quajtur ZMapp.

Vaksinat e zhvilluara nga bimët gjykohen si e ardhmja e kërkimeve epidemiologjike, sepse sipas disa studimeve kanë më pak gjasa të kenë efekte anësore.

Sipas Bat, ata kanë klonuar një sekuencë të koronavirusit dhe kanë zhvilluar një antigen, një substancë që njihet nga imuniteti i njeriut dhe që e injektuar tek njerëzit mund të aktivizojë njohjen e koronavirusit dhe shkatërrimin e tij.

Por disa ekspertë, si profesor Julian Ma, janë skeptikë që kjo vaksinë mund të testohet tek njerëzit në muajin qershor. Ndërkohë, janë të shumta institucionet dhe kompanitë që po “garojnë” për të zhvilluar vaksinën e parë.

Edhe gjiganti i farmaceutikës Johnson & Johnson ka deklaruar se po zhvillon një vaksinë të tillë. Po ashtu edhe universiteti i Oksfordit. Ndërkohë, kompania e parë që ka deklaruar diçka të tillë ndodhet në SHBA, dhe quhet Moderna, e vetmja që ka filluar konkretisht testimet tek njerëzit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

4 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

8 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

22 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

23 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago