A flasin prindërit shqiptarë me fëmijët e tyre rreth seksit dhe si trajtohet kjo tematikë në familjet shqiptare?
Kjo ishte tema e diskutimit në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews.
Duke iu referuar dhe rastit të fundit ku një 12-vjeçare në Përmet mbeti shtatzëne nga një 23-vjeçar nga Mallakastra, mjeku gjinekolog, Shkëlqim Balili, tha se një pjesë të fajit në këto raste e kanë prindërit e fëmijës.
Sipas tij, prindërit duhet të flasin hapur me fëmijët për marrëdhëniet seksuale duke nisur nga mosha 5-vjeçare.
“Në Shqipëri prindërit i kemi të paaftë, kanë aftësi vetëm për të pjellë dhe pastaj prindërit nuk flasin. Nëse një babai i thotë fëmijë mos pi duhan dhe ai pi, ka marrë fund. Fëmija ka memorie vizuale, tregon neglizhencë. Kemi familje jo të shëndoshë, duhet të gjithë prindërit në Shqipëri, është urgjencë, në mënyrë të qartë dhe të plotë duhet të flasin për marrëdhëniet seksuale me fëmijët, dhe kjo fillon 5-7 vjeç”, tha mjeku.
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…
Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…
Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…
Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…
Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…