Një 57-vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë kryelajmi i mediave botërore, pasi të njëjtit i transplantuar zemra e derrit. Kjo procedurë është zhvilluar për herë të parë dhe është shpresëdhënëse për secilin që vuan nga sëmundjet e zemrës.
Mirëpo, një zhvillim kaq të madh në botën e mjekësisë nuk është mirëpritur nga hoxha kosovar, Shefqet Krasniqi. Sipas tij një veprim i tillë është degradim dhe haram.
“Në të gjithë librat qiellor derri ka qenë i ndyrë dhe çdo produkt i tij po ashtu. Por që shumë popuj e kanë futur në përdorim pavarësisht ndalimit, ndërkaq çifutët dhe myslimanët vazhdojnë të mos e konsumojnë, andaj përdorimi i këtyre produkteve është për me e degradu fjalën e zotit… Ia kanë humbur çdo vlerë jetës së njeriut, ky është degradim”, ka thënë Shefqet Krasniqi për Klankosovën.
Sipas tij, mjekimi me gjëra të ndyra e të ndaluara është haram, madje në këtë rast edhe më “haram” se alkooli.
“Kjo mund të jetë edhe më e rëndë se pirja e alkoolit për mjekim, pasi alkooli mund edhe të pastrohet nga trupi, ndërkaq kjo mbetet. Pra me e nda trupin me derr është haram. Jo vetëm unë po asnjë mysliman nuk mundet me u pajtu me këtë”, ka thënë Krasniqi.
Një burrë 57 vjeçar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bë personi i parë të cilit iu vendos zemra e derrit.
Transplanti u krye në një spital në Baltimore.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…