KRYESORE

GJKKO, SPAK jep pretencën: Fredi Beleri të dënohet me 2.6 vite burg! 4 vite shërbim prove për mikun e tij, Pandeli Kokaveshi

Prokuroria e Posaçme kërkoi sot dënimin me 2 vite e 6 muaj burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe 2 vite burg për bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshin. Duke marrë parasysh gjëndjen shëndetësore e familjare kërkuan që ky dënim të pezullohet ne 4 vite shërbim prove.

Provat e SPAK
Në seancën e sotme dy prokurorët e SPAK, Adnan Xholi dhe Dorina Bejko, lexuan konkluzionet në 60 faqe material duke i kërkuar GJKKO-së t’i shpallë fajtorë për korrupsion në zgjedhje. Si provë SPAK thotë se janë pamjet filmike të takimeve të Fredi Belerit me bashkëpunëtorin e drejtësisë dhe komunikimet me të përmes telefonit dhe bisedat në përgjime ambientale. Bëhet fjalë për blerjen e një vote për 5 mijë lekë, dhe 40 mijë për 8 vota,shumë që i ka dhënë Pandeli Kokaveshi Arsen Ramës. Deri në këto momente telefoni i Fredi Belerit nuk është hapur pasi vetë ai nuk ka pranuar të japë kodin, por komunikimet janë zbërthyer nga telefoni i bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe vëllait të këtij të fundit që është takuar nga Fredi Beleri. Madje Beleri ka komunikuar me të dhe i kërkuar numrin e telefonit të Arsen Ramës për ta ndihmuar për të siguruar votat për bashkinë e Himarës. SPAK vinte në dispozicion dhe DVR-të e pamjeve filmike, përgjimet ambientale e telefonike që sipas tyre vërtetojnë veprën penale të shit-blerjes së votave për të cilat i kërkuan GJKKO-së ta shpallin fajtor Fredi Belerin e truprojen e tij, Kokaveshi.

Beleri akuzon gjyqtarin
Fredi Beleri ishte i pranishëm në seancën e sotme dhe në fillim të saj bëri një deklaratë ku akuzoi kryetarin e trupit gjykues Erjon Çela për njëanshmëri në gjykim dhe se ‘ka vepruar me urdhra politikë’.

Sipas Belerit, gjyqtari nuk ka marrë parasysh asnjë nga kërkesat e bëra nga ai dhe avokatët mbrojtës.  Ndër të tjera akuzoi kryeministrin Rama dhe përmendi dhe pronar mediash që sipas tij kanë qenë të interesuar për tu dënuar.  Kryetari i trupit gjykues Erjon Çela në fund të seancës iu përgjigj se kërkesat e Belerit ishin shqyrtuar dhe se vendimet ishin marrë nga trupi gjykues.

Jashtë gjyqit avokati Geni Xhyzari thotë se po përpiqet të dënohet Beleri pa prova. Ai pretendon se SPAK nuk ka pasur takim të Fredi Belerit me bashkëpunëtorin e drejtësisë.

Nuk sollën asnjë provë përveç dëshmisë së, Arsen Ramës. Është një fabul e ndërtuar shumë keq. Edhe ata të 46-ës e ndërtonin më mirë fabulën. I gjithë procesi është i ngritur mbi dëshminë e dy vëllezërve të dënuar” tha avokati Geni Xhyzari

Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga bashkëpunëtori i drejtësisë i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave.

Seanca radhës kur do të dëgjohen konkluzionet përfundimtare të palës mbrojtëse u caktuan në 28 shkurt ora 14.30. Më pas i takon GJKKO të japë vendim.

Arrestimi i kandidatit për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, shërbeu si një shkëndijë për të ftohur marrëdhiet e Athinës, ndërsa vjet u shoqërua me pasoja, për nisjen e bisedimet për grup kapitujt e parë me Bashkimin Europian. Greqia u hakmorr, duke përdorur veton e saj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

5 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

6 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

16 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago