Gjobë prej 800 euro ndaj mërgimtarit që tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes në Ferizaj

Policia e Komunikacionit Rrugor në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar shoferin 24-vjeçar me inicialet E.M, shtetas i Francës, i cili po e drejtonte veturën e tipit BMW me targa vendore, duke zhvilluar shpejtësi 127 km/h në zonën e kufizimit 50 km/h.

Bëhet e ditur se ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 800 euro dhe masë mbrojtëse.