Shkrimtari Edmond Tupja në një intervistë të dhënë së fundmi ka treguar për publikun një nga momentet më të vështira që ka kaluar në jetë.
Ai ka thënë se ka një djalë autik, por një gjë që i ka ngelur peng në jetë është kur e gjuajti atë, pasi nuk e linte të flinte gjumë.
Nga lodhja dhe pagjumësia, Tupja tregoi se e qëlloi të birin pasi nuk po i linte të flinin gjumë dhe përgjigjja e të birit “të kam xhan o ba” e preku pa masë.
“Kishim netë pa gjumë, të rrish pa gjumë është e tmerrshme. Nuk të çlodhej truri. Kishim javë të tëra kështu, isha aq i drobitur saqë nuk i përkisja vetes dhe në një moment të caktuar ai fliste, grindej, unë i trullosur nga pagjumësia, pashë një dorë që u çua dhe goditi tim bir, ishte dora ime. Isha i pavetëdijshëm se çfarë bëja dhe dëgjoj zërin e djalit “o më vrave o ba”. Pastaj dëgjova zërin tim “mirë ta bëra” dhe pastaj dëgjova tim bir që u çarmatosa komplet “të kam xhan o ba”,tha ai.
Kjo “të kam xhan o ba”, kjo mua më ndryshoi. Më këputi shpirtin, por më ndryshoi. Që atëherë e mblodha veten. Ata të japin dashuri. Kur e ëma i gatuan diçka që e ka qejf ai shkon pa u ndjerë nga mbrapa e puth në kurriz, “mami të kam xhan, babi të kam xhan, të kam këtu tek zemra”, theksoi shkrimtari.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…