I ashtuquajturi drejtor i zyrës serbe për kosovën, Marko Gjuriq, duke komentuar debatin e djeshëm në parlamentin gjerman, pretendon se “Kosova nuk ishte koloni e askujt, por një pjesë e patjetërsueshme e territorit të Serbisë.
“Falënderojmë anëtarët e Bundestagut për interesimin e tyre për situatën në krahinën tonë jugore, por edhe ne nuk e përjashtojmë mundësinë që Parlamenti serb në ndonjë rast të hapë një debat për Schleswig-Holstein ose ndonjë krahinë tjetër gjermane”, përpiqet Gjuriq ta kërcënojë Gjermaninë në një deklaratë me shkrim.
Ai shtoi se Serbia “plotësisht e pranon” qëndrimin e zyrtarëve gjermanë se çështja e shkëmbimit të territoreve në mes të Serbisë dhe Kosovës nuk duhet të merret parasysh, sepse, sipas tij, e gjithë Kosova është “pjesë integrale e territorit të shtetit serb” sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB.
“Bisedimet për zgjidhjen e problemeve në krahinën tonë jugore mund të zhvillohen vetëm duke respektuar këtë fakt”, pretendon Gjuriq.
Mediat serbe raportuan se në seancën e djeshme të parlamentit gjerman, pati një debat të nxehtë për Kosovën, kryesisht për rolin e Gjermanisë, me rastin e zgjatjes së mandatit të ushtarëve të këtij vendi në kuadër të KFOR-it.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…
Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…