POLITIKE

Gjuriqit i shuhet ëndërra për t’u bërë Kryeministër i Serbisë- Vuçiq ia përmend një “gabim” dhe e qorton publikisht

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka qortuar ambasadorin serb në largim në SHBA, Marko Gjuriq, që e ka përdorur termin “ndërhyrje” në vend të “agresionit” derisa ka folur për bombardimet e NATO-s ndaj Republikën Federale të Jugosllavisë në vitin 1999, për shkak të krimeve në Kosovë.

Këtu Vuçiq e ka bërë me dije se Gjuriq nuk do të jetë kryeministër i Serbisë, por sipas fjalëve të Vuçiq nuk e ka të sigurt as postin e Ministrit.

“Marko Gjuriq, nëse doni të jeni ministër në qeverinë e re, nuk është ndërhyrje, siç thonë përfaqësuesit e “Serbia kundër dhunës” dhe disa të tjerë, nuk është bombardim, është agresion”, i tha Vuçiq Gjuriqit, i cili mori pjesë e ngjarjes sonte kur Vuçiq iu adresua opinionit.

Vuçiq tha se nëse shtetit pritës, ku Gjuriq është ambasador, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk i pëlqen termi agresion, kjo nuk do të thotë që nuk është.

“Është agresion ndaj vendit tonë. Agresion ka pasur dhe do të ketë derisa jam president dhe përderisa kam ndikim në partinë që do të flasë për këtë”, ka shtuar Vuçiq.

Gjuriq ishte përfolur si kandidat i mundshëm për Kryeministër të Serbisë pasi Ana Bërnabiq u bë Kryetare e Parlamentit të Serbisë. Javë më parë, pas kthimit në Serbi atij i doli një fotografi me Milan Radojiçiq, që u interpretua si një komprometim i tij i qëllimshëm.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

23 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago