Gjykata e Apelit në SHBA e ka lënë në fuqi dënimin e vitit 2019 të liderit të kartelit meksikan të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman, duke hedhur poshtë pohimet se ishte trajtuar në mënyrë të padrejtë.
Në vendimin e gjykatës thuhet se gjykatësi i qarkut të SHBA-së, Brian Cogan, i cili mbikëqyri çështjen federale të Guzmanit në Brooklyn, e kreu gjyqin tre mujor “me zell dhe drejtësi, pasi lëshoi një sërë vendimesh paragjyqësore të hartuara me përpikëri”, raporton CNN.
Guzman u dënua në vitin 2019 për 10 akuza, duke përfshirë përfshirjen në një sipërmarrje të vazhdueshme kriminale, trafik droge dhe akuza për armë mbajtje pa leje. Ai u dënua me burgim të përjetshëm plus 30 vjet ndërsa u urdhërua të paguante 12.6 miliardë dollarë si konfiskim.